TIRANË

Duke komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike, ish-presidenti Bamir Topi tha në “Pikat mbi i” në News24 se nuk beson se do ketë përplasje fizike. Sipas tij, nëse palët shkojnë drejt një ekstremi, kanë më pak shanse në gjykatë.

Ndërkohë analisti Artur Zheji tha se lëvizja e Sali Berishës ka hyrë në fazën që nuk ka shumë kohë dhe duhet të ngushtojë kohën e sulmit.

Bamir Topi: Nuk besoj se do ketë përplasje fizike në atë seli. Do ishte në turpin e tyre.

Artur Zheji: Një nga rolet më frenuese të kësaj janë mediat, të cilat kanë qenë dëshmitare. Çdo veprim i radikalizuar fiksohet dhe shndërrohet në provë dhe kjo e tremb këdo. Ka një vijë sjelljeje të cilën nuk mund ta kalojë dot. Basha e ka lënë tërësisht të lirë hyrjen, ka mbyllur vetëm disa zyra strategjike, por pjesën bazike, oborrin e katin e parë e ka lënë të lirë. Nuk e di është se e ka bërë nga qytetari, apo është dhe një lloj kurthi i lezetshëm. Lëvizja e Berishës ka hyrë në atë fazë që nuk ka shumë kohë. Elektorati që e ka zgjedhur bën një zgjedhje të shpejtë, duan të shohin sa do vazhdojë kjo lojë, ky angazhim. Nuk është se marrin një shpërblim. Berisha duhet që të ngushtojë kohën e sulmit, në mënyrë që të japë gjithmonë shpresë dhe motivim mbështetësve që gjërat do lëvizin.Në nuk kemi një shtet që kemi luksin të mos kemi miq sepse kemi armiq të fuqishëm.  Shqipëria është një realitet i copëtuar. Kemi një rikthim të Shqipërisë falë mbështetjes së Shqipërisë. Pa mbështetjen e Amerikës dhe botës anglo-saksone sot nuk do të ekzistonim si shtet.  Kur ti bën një zotim elektoral për të pasur më shumë të ardhura, siguri si realizohet kjo? Të kemi miq të fuqishëm. Luhet me zjarrin gjeopolitikën e së ardhmes së Shqipërisë. Erdhi Escobari dhe tha se Departamenti dhe ambasadorja janë një. Ne kemi një shkoqje të mazhorancës ku skandalet e njëpasnjëshme tregojnë rënien e tij.  Kjo është një tentativë për të diskredituar qeverinë e Ramës ku disa ditë më parë tha se do të bëjmë një qeverisje online.  Viti 2022 do të ketë disa pikëpyetje ku do të marrin përgjigje të paparashikueshme. Po krijohet iluzioni që Rama mund të marrë mandat të tretë, të katër. Duhet t’i shkurtohet jeta politike e Ramës që të fillojë koha politike e jona. Rama është në ankthin e tradhtisë.

Bamir Topi: Jam i mendimit që do ketë një lloj kontinueti të presionit politik. Fakti që ka një depozitim të një kërkese në gjykatë, po të shkojë në ekstrem aksioni politik, i jep shanse të kufizuara në gjykatë. Në një anë pret vendimin që i jep motiv.

Ky është një komision që ka dhe djem dhe vajza të reja. mendoj që është menduar goxha mirë, është strategji dhe jo spontanitet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb