NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
2 banane
1 lgj gjalpë
2 lgj mjaltë
2 lgj konjak
Përgatitja
Qërojmë fillimisht bananet dhe i presim për së gjati. Tresim në një tigan gjalpin dhe sa të ndihet era e tij vendosim bananet duke shtuar 2 lugë mjaltë. I lemë bananet të karamelizohen pak, me pas i shuajmë me 2 lugë konjak dhe i lemë në zjarr derisa të krijohet një salcë e lidhur. Më pas i servirim me nga një kupë akullore.
(da.xha/BalkanWeb)