Bankers Petroleum ka publikuar sot të dhënat financiare dhe operacionale për tremujorin e tretë 2015. Sipas këtyre të dhënave rezulton se kostot operative, të shitjes dhe transportit u ulën 14% gjatë tremujorit të tretë.

“Në çdo drejtim, tremujori i tretë është një dëshmi e strategjisë sonë për të shënuar rritje gjatë këtyre viteve dhe për të forcuar aftësinë tonë që të performojmë në një mjedis sfidues për sektorin e naftës”, tha David French, Shefi Ekzekutiv i Bankers Petroleum. “Ne kemi reduktuar kostot tona me 8 dollarë për fuçi që prej 2013 dhe kemi arritur nivele të kombinuara të kostove operative, të shitjeve dhe transportit të paarritura që prej vitit 2009. Përmirësimi në strukturën tonë të kostove, së bashku me suksesin e programit për rritjen e nxjerrjes së naftës i jep Bankers-it mundësi të arrijë më shumë me më pak kapital ndërkohë që hyjmë në vitin 2016”, shtoi ai.

Të dhënat për periudhën deri në 30 Shtator, 2015 janë:
Të dhënat Operacionale:
• Prodhimi mesatar i naftës për tremujorin deri në 30 Shtator 2015 ishte 19,600 fuçi në ditë kundrejt 20,050 fuçi në ditë gjatë tremujorit të mëparshëm dhe 21,865 fuçi në ditë në tremujorin e tretë 2014. Përgjatë 9 muajve, prodhimi mesatar i naftës ishte 19,805 fuçi në ditë krahasuar me 20,809 fuçi në ditë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.

• Shitjet e naftës përgjatë tremujorit të tretë 2015 ishin mesatarisht 19,730 fuçi në ditë kundrejt 19,626 fuçi në ditë në tremujorin e mëparshëm dhe 21,994 në tremujorin e tretë 2014. Inventari i naftës bruto në 30 Shtator 2015 u ul në 297,000 fuçi kundrejt 307,000 fuçi në 30 Qershor 2015. Përgjatë 9 muajve, shitjet e naftës ishin 19,878 fuçi në ditë kundrejt 20,696 fuçi në ditë në të njëjtën periudhë të vitit 2014.

• Gjatë tremujorit të tretë 2015, shpenzimet kapitale ishin 32 Milionë dollarë. Kompania shpoi 13 puse horizontal prodhimi gjatë tremujorit në Patos-Marinëz dhe një pus horizontal në fushën naftëmbajtëse të Kuçovës. Shpenzimet kapitale ishin 38 Milionë dollar gjatë tremujorit të kaluar dhe 88 Milionë dollarë gjatë të njëjtës periudhë 2014. Përgjatë 9 muajve shpenzimet kapitale arritën në 119 Milionë dollarë kundrejt 219 Milionë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit 2014.

Marzhi i Produktit:
• Përgjatë tremujorit dhe 9 muajve deri në 30 Shtator 2015, kostot operative, të shitjes dhe transportit nga kompanitë më bazë në Shqipëri dhe punonjësit e tyre, ishin respektivisht 28 Milionë dollarë (15 dollarë/fuçi) dhe 97 Milionë dollarë (17 dollarë/fuçi), të reduktuara nga 43 Milionë dollarë (21.41 dollarë/fuçi) dhe 113 Milionë dollarë (20.03 dollarë/ fuçi). Kostot operative, të transportit dhe shitjes u përmirësuan me 14% për çdo fuçi nga tremujori i dytë 2015 në tremujorin e tretë 2015.

• Të ardhurat operative neto në tremujorin e tretë ishin 34 Milionë dollarë (18 dollarë/fuçi) kundrejt 42 Milionëë dollarë (23.24 dollarë/ fuçi) në tremujorin e mëparshëm dhe 93 Milionë dollarë (45.78 dollarë/ fuçi) në tremujorin e tretë 2014. Të ardhurat operative neto përgjatë 9 muajve të parë 2015 ishin 100 Milionë dollarë (18.41 dollarë/ fuçi) kundrejt 291 Milionë dollarë (51.53 dollarë/fuçi) për të njëjtën periudhë 2014.

Të dhënat financiare:
• Për tremujorin e tretë të vitit 2015, të ardhurat ishin 72 milionë dollarë (39.47 dollarë për fuçi nafte) në krahasim me 86 milionë dollarë (47.99 dollarë për fuçi nafte) në tremujorin e kaluar dhe 159 milionë dollarë (78.55 dollarë për fuçi nafte) në tremujorin e tretë të vitit 2014. Çmimi i realizuar përfaqëson 78% të çmimit referues së naftës Brent (50.47 dollarë për fuçi nafte) për tremujorin e tretë të vitit 2015 krahasuar me 78% të çmimit referues të naftës Brent (61.88 dollarë për fuçi nafte) në tremujorin e kaluar dhe 77% të çmimit referues të naftës Brent (101.93 dollarë për fuçi nafte) në tremujorin e tretë të vitit 2014. Rritja, si përqindje e çmimit Brent krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014 ishte kryesisht për shkak të shitjeve të larta të eksportit gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015. Për periudhën nëntë mujore deri më 30 Shtator 2015, të ardhurat ishin 230 milionë dollarë (42.34 dollarë për fuçi nafte) në krahasim me 474 milionë dollarë (83.97 dollarë për fuçi nafte) për të njëjtën periudhë në vitin 2014.

• Renta minerare për Qeverinë Shqiptare dhe institucionet të lidhura me të, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015 ishte 10 milionë dollarë (14% e të ardhurave) në krahasim me 12 milionë dollarë (14% e të ardhurave) për tremujorin e mëparshëm dhe 23 milionë dollarë (14% të të ardhurave) për tremujorin e tretë të vitit 2014. Për periudhën nëntë mujore deri më 30 Shtator 2015, renta minerare ishte 33 milionë dollarë (14% e të ardhurave) krahasuar me 70 milionë dollarë (15% e të ardhurave) për të njëjtën periudhë në vitin 2014.

• Kompania vazhdon të mbajë një pozitë të fortë financiare në 30 Shtator 2015, me 64 milionë dollarë cash dhe 174 milionë dollarë kapital aktiv. Deri më 30 Shtator 2015, kompania ka tërhequr 123 milionë dollarë nga 223 milionë dollarë të kredisë së miratuar. Kapitali aktiv për 31 Dhjetor 2014 dhe 30 Shtator 2014 ishte përkatësisht 201 milionë dollarë dhe 190 milionë dollarë.
• Bankers ka shënuar fitime të realizuara prej 16 milionë dollarë (9.04 dollarë për fuçi nafte) dhe 40 milionë dollarë (7.44 dollarë për fuçi nafte) nga kontratat e shitjeve për periudhat tre dhe nëntë mujore.

• Kompania ka nënshkruar një marrëveshje formale me Agjencinë Shqiptare Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për të angazhuar një auditor ndërkombëtar të palës së tretë për të ndihmuar në zgjidhjen e auditimit për kostot e shpenzimeve të mbuluara. Kontrata u finalizua me një auditor ndërkombëtar të palës së tretë mbas 30 Shtator 2015. Përveç kësaj, gjykatat shqiptare kanë shtyrë formalisht (subjekt për ankimim) njoftimin e mëparshëm për 57 milionë dollarë mbi vlerësimin e taksës së fitimit deri në zgjidhjen e auditimit për kostot e shpenzimeve të mbuluara.

Parashikimi
Prodhimi në tremujorin e katërt deri më sot është 18,300 fuçi nafte në ditë, më poshtë se mesatarja e tremujorit të tretë 19,600 fuçi nafte në ditë, për shkak të ndërprerjeve të përkohshme. Bankers parashikon mbylljen e vitit me një nivel prodhimi nga 18,500 deri 19,000 fuçi nafte në ditë.
Në fillim të Tetorit, Shqipëria Jugore pati reshje të mjaftueshme që çuan në përmbytjen e saj dhe ndërprerjen e energjisë në fushën e Patos-Marinzës.

Kompania reduktoi përkohësisht nivelin e prodhimit me një mesatare prej 1.000 fuçi nafte në ditë, për një periudhë dy javore për të menaxhuar nivelet e larta të ujit dhe kalimet e kufizuara për në sheshet e pusit dhe të ndërtesave. Puset e prekura u kthyen përsëri në prodhim dhe janë në proces të arritjes së niveleve të prodhimit para përmbytjes.

Siç njoftoi më parë, Bankers në mes të Tetorit vendosi në funksion sistemin transportues të Satelit 3. Fillimi dhe stabilizimi i prodhimit do të arrihet për katër (4) deri në gjashtë (6) javë, pasi njëzet e tre (23) sheshet janë të integruara në sistem. Prodhimi u ul me rreth 500 fuçi nafte në ditë. Transportuesit ndarës të sapo instaluar bënë që Bankers të kap mbi 610.000 M3 gaz, të cilat mund ti përdorë në operacione.

Prodhimi i modelit të polimerit vazhdon të punojë mirë dhe Bankers pret për të përfunduar njëzet e pesë (25) deri në tridhjetë (30) konvertime të planifikuara për vitin 2015. Deri më sot në tremujorin e katërt, tetë (8) puse janë konvertuar me injektim dhe dy (2) deri në shtatë (7) konvertime të tjera janë planifikuar për pjesën e mbetur të vitit 2015.

Projektet shtesë në infrastrukturë dhe ndërtim në tremujorin e katërt përfshijnë ndërtimin e sistemit perëndimor të grumbullimit, e cila është sipas programit dhe pritet të përfundojë në tremujorin e parë të vitit 2016. Njësia e grumbullimit të avullit në Sheshin H dhe ndërtesa satelitor në Sheshin D priten të jetë plotësisht të përfunduara në tremujorin e katërt të vitit 2015. Këto dy projekte do të grumbullojnë gaz shtesë që do të përdoret për të kompensuar kostot e naftës, propanit dhe energjisë elektrike.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb