Banorët e fshatit Senicë, bashkia Delvinë, kanë bllokuar mëngjesin e sotëm punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë.

Banorët kërkojnë nga firma e punimeve ndërtimin e rrugës deri në fshatin e tyre dhe projektin final të hyrje-daljes për në fshatin e tyre.

Rruga Kardhiq-Delvinë është pjesë e një ndër akseve më të rëndësishme në vend, atë të Sarandë-Tiranë. Ndërtimi i kësaj rruge është pjesë e projektit të rëndësishëm infrastrukturor që do të shkurtojë distancën Sarandë – Tiranë me 3- 4 orë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb