TIRANË

Banorët e Bregut të Lumit kanë dalë sërish pasditen e sotme në protestë për mungesën e dëmshpërblimeve nga ndërtimi i Bulevardit të Ri. Deputetët e Partisë Demokratike kanë qenë në mbështetje të tyre duke protestuar së bashku me banorët.

Ata thanë se do mbrojnë pronën e ndërtuar me djersën e tyre, ndërsa i kanë kërkuar kryeministrit ballafaqim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Nëse është burrë kryeministri le të vijë e të ballafaqohet. Pa popull nuk ka kryeministër. Kryeministri pa taksat tona nuk jeton dot. Këto shtëpi i kemi ngritur me gjak, me djersë rrugëve në emigracion”, thanë banorët.

Burra e gra ata kanë qëndruar në rrugë në të ftohtë për të kërkuar vëmendjen e qeverisë.
“Mbrojmë djersën tonë, i gjithë populli është me ne”, thanë banorët, të cilët janë shprehur se nuk janë kundër projektit por se duan shpronësim dhe dëmshpërblim.

Deputeti i PD, Klevis Balliu i pranishëm në protestë garantoi banorët për mbështetjen e kësaj force dhe kreut të saj.

“Dua tju shpreh mbështetjen e PD dhe lidershipit të saj Lulzim Basha. Keni plot 12 ditë që jeni këtu dhe nuk po kërkoni asgjë më shumë e asgjë më pak se një takim me ata njerëz që paguhen me taksat tuaja. Ata njerëz që e kanë detyrim të përgjigjen.
PD nuk do lejojë që paratë e qytetarëve shqiptarë të vidhen dhe të futen në xhepat e qeveritarëve. Fakti që nuk vijnë t’ju takojnë tregon se shteti ka rënë, sistemi ka rënë.
Dua tju kërkoj që të bashkoheni me studentët, me fëmijët tuaj që i kthyen shpresën këtij vendi dhe bashkë me ta të rrëzoni qeverinë e krimit.
Të gjithë ju keni një të përbashkët, kundërshtarin. Ai është korrupsioni, vjedhja, Edi Rama. Vazhdoni, qëndroni, ne do të na keni këtu”, deklaroi Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb