Banorët e fshatit Flet në Fushë-Arrëz kanë dalë sot në protestë, pasi kundërshtojnë ndërtimin e një fabrike uji.

Ata pretendojnë se me ndërtimin e saj nuk do kenë me ujë në shtëpitë e tyre dhe prandaj kanë dalë publikisht të shprehin shqetësimin e tyre.

“Nëse merret uji ne nuk mund të jetojmë më në shtëpitë tona. Na gënjyen, na thanë se do merret vetëm një burim. Nuk do të lejojmë ndërtimin e fabrikës së ujit në fshat. Shteti të ndërhyjë për zgjidhjen e situatës”,- thonë banorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: