Një jetë e zymtë plotë vuajtje e sakrifica, e braktisur si nga prindërit dhe nga shteti e si të mos mjaftojë pas 58 vitesh invaliditet rrezikon të mbesë edhe pa një çati mbi kokë pasi nuk ka mese të shlyejë qiranë.

E quajnë Adriana Pleshti dhe gëzon statusin e jetimit të cilit i ka mbetur vetëm kartoni pasi për 58-vjecaren nuk ka asnjë vlerë.

E moshuara thotë se i është përgjysmuar bonusi i qirasë që merr nga bashkia nga 9 në 4 mijë lekë të reja me të cilat duhet të gjejë një apartament në tiranë ku minimalisht qiratë janë ngritur në mbi 20 mijë lekë. Dhe kjo ndihmë financiare në këmbim të nxjerrjes forcërisht nga Konvikti i ish teknologjikes 4 vite më parë ku si shumë jetim të tjerë Adriana kishte gjetur strehë si ish nxënëse e shkollës.

Gashja, një tjetër jetime biologjike duhet të mendojë dy fish pasi veç vetes duhet të ushqejë dhe vajzën të lindur jashtë martese.
Në gusht të 2016 policia bashkiake nxori forcërisht nga ambientet e ish konviktit rreth 30 persona që nuk ishin nxënës të shkollës.
Shumica e tyre gëzonin statusin e jetimit, madje kishin krijuar edhe familje brenda konviktit duke u lidhur në martesë me njëri tjetrin, e prej ku kanë sjellë në jetë edhe shumë fëmijë.

Bashkia nga ana e saj premtoi bonus qiraje deri në sistemimin afatgjatë të tyre. Por vetë jetimët thonë se bashkia nuk e përmbushi premtimin.
Problemi më I madh mbetet lidhja e një kontrate me qiradhënësin pa të cilën bashkia nuk lëvron bonusin e plotë të qerasë.
Të indinjuar nga sjellja e shtetit të sotëm, jetimet e rritur kujtojnë me nostalgji sistemin monist ku thonë se shteti u bëhej krahë.
Ndërkohë në bashkinë e Tiranës thonë se Familjet e ish Konviktit te shkollës Teknologjike janë trajtuar qe prej vitit 2016 me bonus qiraje ku kane përfituar: maksimumin e qerasë referuar çmimit të zonës ose 100% te vlerës se qirasë.

Në kthim përgjigje të kërkesës së bërë nga News24 bashkia sqaron se disa prej personave për shkak te të ardhurave relativisht te larta, referuar ligjit, trajtohen me pagesa te pjesshme, që vetëm ne një rast është 4.000 leke te reja. Ne pothuajse te gjitha rastet e tjera pagesa varion nga 6.969 deri ne 11.700 leke te reja
Sipas bashkisë Tiranë çdo vit aplikuesit duhet të rinovojnë dokumentacionin për shkak se situata e tyre ekonomike dhe sociale mund te ndryshoje dhe se bonusi i strehimit është një ndihme e shtetit për te mbuluar pjesërisht pagesën e qirasë.
Referuar sa më sipër bashkia pohon se sot janë 20 familje më pak që trajtohen me bonusin e qirasë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: