Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë një inspektimi në kantierin e ndërtimit të Ujësjellësit të ri në Malësinë së Madhe, që do të furnizojë zonën 24 orë me ujë të pijshëm, nuk ka nguruar që të këshillojë banorët që të kenë kujdes nga COVID-19.

Teksa disa qytetarë i kanë kërkuar Ramës që të takohen me të, ky i fundit i ka thënë se nuk i jepte dorën askujt.


PJESË NGA BISEDA
Rama:
Ore do e mbani distancën ju, apo mendoni se COVID-i si kap malësorët. Ore s’ta jap dorën unë ty dhe askujt tjetër. Zoti thotë; “Ruju, të të ruaj”.
Një prej banorëve: Ju uroj shëndet, e më shumë disiplinë e rregull.

Rama: Po. Por është dhe e vështirë. Se ti i ke fëmijët në shtëpi, ti i paguan dhe telefonin, ata rrinë tërë ditën në ‘Facebook’. Juve do ju vijë uji deri në fund të nëntorit. Do keni ujë. Ose do e marrim Paulinin, dhe do e fusim në ujë. Ky tha në qershor do ishte gati. Por ne thamë në nëntor, se ka dhe protesta për të bërë ky.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb