FIER-Banorët e Marinzës kanë dalë sërisht në protestë para zyrave të kompanisë Bankers. Ata kanë marrë me vete edhe bagëtitë dhe shprehen se për shkak të ndotjes nga nafta askush nuk u ble më qumështin. Banorët theksojnë se nëse nuk ndërhyet protestat do të vazhdojnë.


Për shkak të ndotjeve, banorët ngrenë shqetësimin se nuk kanë çfarë të konsumojnë, pasi të gjitha prodhimet bujqësore janë të dëmtuara. Banorët e Marinzës vijojnë të përballen me pasojat e shpërthimeve të 1 prillit në puset e naftës në këtë zonë, ndërsa premtimet e kompanisë “Bankers Petroleum” për dëmshpërblimin e tyre kanë mbetur ende në letër.

Një ditë më parë Prokuroria e Fierit mori në pyetje administratorin e “Bankers”, Leonidha Çobo, ndërsa ka paraqitur fletë thirrje edhe për 3 drejtues të huaj të kësaj kompanie.
(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: