TIRANE- Një investim i ri në rrjetin e ujësjellësit në kryeqytet, ka nisur së fundmi nga Bashkia e Tiranës me qëllim përmirësimin e parametrave të furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve, duke garantuar edhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.

Banorët e rrugës “Idriz Dollaku” kanë tashmë një rrjet tërësisht të ri duke eliminuar problematikat e shumta që shfaqte rrjeti i vjetër i amortizuar ndër vite.

Gjithashtu, grupet e punës kanë punuar paralelisht edhe për riparimin e një defekti në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm që u sinjalizua nga banorët e rrugës “Selitë e Vjetër”.

Ndërhyrja u krye shpejt për ta përfunduar në kohë sa më të shkurtër defektin e sinjalizuar. Tashmë linja e furnizimit është në funksion të plotë dhe banorët përfitojnë furnizim normal të ujit të pijshëm.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb