TIRANË- Banorët e Selitës dhe rrugës “Irfan Tomini” në zonën e Tiranës së re kanë dalë sot në protestë kundër mbylljes së rrugës “Myrteza Zeneli” që lidh këto dy lagje për shkak të punimeve që po bëhen për Unazën e Madhe. Ata kanë vendosur koshat e mbeturinave për të bllokuar punimet.

Banorët thanë se nuk kanë ku të kalojnë dhe duhet t’i bien nga Pallati me Shigjeta për të shkuar nga njëra zonë në tjetrën. Ata kanë kërkuar ndërtimin e një mbikalimi.

Janë rreth 300 familje që ndajnë të njëjtin shqetësim dhe i kanë dërguar madje edhe 2 letra bashkisë.
“Kjo rrugë mbi 70-vjeçare, lidh këto dy lagje. Nuk kemi ku të kalojmë. Kërkojmë nga bashkia të na ndërtojë mbikalim. Mbyllja e rrugës ka bllokuar lëvizjen nga dy krahët. Duhet t’i biem nga ‘Pallati me Shigjeta’ për të kaluar. Nëse lihet pa mbikalim do të ketë viktima. Mbi 300 familje i janë drejtuar me 2 letra bashkisë”, kanë deklaruar banorët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: