Real Madrid u ndal nga Osasuna mbrëmë, me ndeshjen e La Liga që përfundoi 1-1. Trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti në konferencën pas ndeshjes tha i bindur se ekipi do reagojë shumë shpejt, duke bërë që ky rezultat të harrohet.

“Ndeshja nuk shkoi ashtu siç do donim, por nuk duhet të justifikohemi. Skuadra kishte bërë shumë mirë deri tani dhe një barazim si ky ndaj Osasunës futet te gjërat që ndodhin gjatë një kampionati.

Sigurisht që duhet të përmirësohemi.Askush nuk është i gëzuar kur Reali nuk fiton, barazimi na trishton, por do të reagojmë shpejt.Lëndimi i Courtois nuk është i rëndë, por të shohim rezultatin e analizave. Penalltia? Mendova të ndërroj goditësin, por Karim ekzekutoi dy penalltitë më të mëdha sezonin e kaluar. Ai është goditësi më i mirë që kemi”, tha Ancelotti.

Gr
Gr

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: