Nëse për një arsye apo një tjetër, Miralem Pjanic nuk arrin të transferohet në Barcelonë, klubi blaugrana ka gati planin B. Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e Barçës po mbajnë të hapur pistën që të dërgon tek Fabian Ruiz. Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, mesfushori nuk ka ndërmend të rinovoj kontratën me Napolin e cila i skadon në 2023.

Mundo
Mundo

Nëse palët, Napoli dhe Ruiz nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, De Laurentiis do të lë të lirë lojtarin duke i vendosur një çmim fiks kartonit të tij, 60 milion euro. Mundo nënvizon se Barcelona nuk mund dhe nuk dëshiron të paguaj 60 milion euro kesh.

Ruiz
Ruiz

Në garë prej kohësh për të siguruar shërbimet e Fabian Ruiz është edhe Real Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb