Kriza në shtëpinë e Barcelonës këtë periudhë është totale dhe gjithëpërfshirëse. Dy barazimet në dy ndeshjet e fundit kanë rënduar akoma më shumë situatën duke vendosur në pikëpyetje jo vetëm titullin në La Liga por dhe të ardhmen e cila është shumë e paqartë. Një çështje më vete është edhe ajo e Antonie Griezmann, me kampionin e botës që jo vetëm nuk po përshtatet por tashmë po shpërfillet edhe nga trajneri Setien. Në ndeshjen e fundit kundër Atletico Madrid francezi u hodh në fushë vetëm në minutën e 90-të. Babai i Griezmann ka sulmuar publikisht trajnerin Setien duke bërë që e ardhmja e Griezmann të shihet gjithnjë e më larg Barcelonës. I gjendur përballë presionit të Messi me shokë të cilët nuk e duan Griezmann në ekip, trajneri Setien është përpjekur të qetësoj ambientin duke lënë francezin jashtë formacionit.

Lequipe
Lequipe

E gjithë kjo tablo, ka bërë që mediat europiane të shkruajnë se Griezmann do të largohet nga Barcelona pas vetëm një viti. Arsenal dhe Inter mund të përfitojnë nga kjo situatë për të rrëmbyer ish sulmuesin e Atletico Madrid. Griezmann është përfolur gjithashtu edhe gjatë merkatos së dimrit se mund të shfrytëzohet për të rikthyer Neymar në “Cam Nou”, me PSG që nuk do të ishte aspak kundra përfshirjes së tij në këtë tratative kaq shumë të zgjatur në kohë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: