Umtiti mesa duket nuk bën pjesë në planet e Ronald Koeman.

Barcelona është duke insistuar që ta shesë në këtë afat kalimtar qendërmbrojtësin, Samuel Umtiti.

Samuel Umtiti 1

Lojtari ka vite që nuk është në formën e dikurshme dhe klubi ka nevojë për para, andaj opsioni më i mirë është të fitojë nga shitja e tij, me çka edhe do të lirohej nga paga e lart e lojtarit.

Në të kaluarën është lidhur me shumë klube nga Premierliga, por Umtiti është krejtësisht jashtë forme, andaj do të jetë vështirë për Barçës që të nxjerrë shumë para nga shitja e francezit.

 

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: