SPANJA

Barcelona është zhytur tashmë në krizë totale në çdo kompeticion. Atletico Madrid i ka dhënë shuplakën e fundit blaugranasve që nuk kanë më busull.

Lemar dhe Suarez mjaftuan për një fitore 2-0 në Wanda Metropolitano. Uruguajani që për disa vite luajti më Barcelonën pas shënimit të golit nuk festoi.

Me këtë fitore Atletico shkon në kuotën e 17 pikëve, po aq sa Real Madrid. Barcelona nga ana tjetër ka probleme si me mbrojtjen që pëson shumë, po aq dhe me sulmin pasi këtë ndeshje goditi vetëm një herë portën.
Katalanasit mbeten në kuotën e 12 pikëve në vendin e 9-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb