Barcelona kërkon rinovimin e skuadrës dhe pas dështimeve të njëpasnjëshme në repartin e sulmit, ka një listë me lojtarët ofensivë që mund t’i marrë në verë.

Në krye të kësaj liste është Erling Haaland, por drejtuesit katalanas e dinë mirë se do ta kenë të vështirë të firmosin me norvegjezin, pasi kanë konkurrencë shumë të madhe, kështu që në plan janë alternativa të tjera.

Në shënjestër janë tre futbollistë nga Serie A, dy nga Juventus: Paulo Dybala dhe Federico Bernardeschi, si dhe sulmuesi serb i Fiorentinës, Dusan Vlahovic. Edhe për këtë të fundit ka konkurrencë të madhe. Dybala mbetet më i mundshmi, një dëshirë e hershme e Barcelonës, por tashmë duket se ka ardhur momenti i duhur.

Sulmuesi argjentinas nuk po rinovon dhe nga kjo situatë gjigantët spanjollë do të mundohen të përfitojnë. Paga nuk do të ishte problem, por së pari, Xavi duhet të ndërtojë një ekip konkurrues për sezonin e ri, për të bindur këdo që të vijë se Barça mund të luftojë në të gjitha frontet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb