Leo Mesi dhe Barcelona duket se është një dashuri drejt fundit. Kjo të paktën sipas mediave iberike që trumbetojnë me të madhe lajmin e ndërprerjes së bisedimeve për rinovimin e kontratës së yllit argjentinas me vullnetin e këtij të fundit. Në konferencën e sotme për shtyp ka folur dhe trajneri i katalanasve, Kike Setien, që ka vendosur të mos përfshihet në këtë temë.

“Nuk kam ndërmend të hyj në debatin lidhur me të ardhmen e Mesit. Nuk kam ndërmend të bëjë spekulime. Leon e shoh të përqëndruar, në fushë ai është i vetëdijshëm për atë që duhet të bëjë në çdo moment dhe nuk besoj se ka moshën që kjo situatë të ndikojë në rendimentin e tij të lojës”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb