Barcelona ul pretendimet për Filipe Kutinjon. Sipas asaj çka shkruan “Sport”, katalanasit janë gati të pranojnë një ofertë prej 80 milionë eurosh për mesfushorin brazilian, shifër që është shumë larg 120 milionëve të kërkuara ndaj Bajernit të Mynihut, skuadër në të cilën Kutinjo është në huazim.

Ish-lojtari i Liverpulit dëshiron të qëndrojë në Gjermani, por ka disa klube që e duan në Premier Ligë. Dy klubet e Mançesterit, Celsi, Totenhemi dhe vetë Liverpuli po monitorojnë situatën. Kutinjo ka një kontratë e cila i skadon në qershor të vitit 2023 ndërsa Barça shpenzoi 145 milionë euro për ta blerë atë në janar të vitit 2018.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb