Ernesto Valverde i ka orët e numëruara në “Camp Nou”, humbja më përmbysje nga Atletico Madrid i ka vendosur vulën të ardhmes së tij në krye të Barcelonës, për këtë e sigurt “Mundo Deportivo”.

Mundo
Mundo

Sipas të përditshmes spanjolle, Josep Maria Bartomeu dhe Valverde kanë programuar një takim, ku presidenti pritet ti komunikoj shkarkimin. Emri i parë që u lakua menjëherë për zëvendësimin e tij ishte Xavi Hernadez, një ikonë e Barçës, por me sa duket ish mesfushori nuk dëshiron të marrë drejtimin e klubit ku u rrit dhe u b i famshëm, të paktën jo për momentin:

Sport
Sport

“Nuk e fsheh ëndrrën time që një ditë të bëhem trajneri i Barcelonës, jam një tifoz dhe ëndrra ime është të drejtoj Barçës por për momentin jam i përqendruar tek Al-Sadd”, u shpreh Xavi. Gjithnjë sipas mediave spanjolle, zëvendësuesi i Valverdes në stolin e Barçës pritet të jetë Mauricio Pochettino. Ish trajneri i Tottenham ka mbështetjen e presidentit Bartomeu, për më tepër është një opsion që shihet më sy të mirë edhe nga ekipi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb