Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘Opinion’, kreu i PD Lulzim Basha u ndal në 3 prioritetet kryesore që kërkojnë financim më të madh nga qeveria e që sipas ti janë shëndetësia, ndihma sociale, bizneset e mbyllura. Basha kërkoi nga qeveria të ndërpresë shpenzimet e tepërta dhe investimet e panevojshme.

“Shëndeti, ku theks i veçantë është mbrojtja e korpusit të mjekëve dhe stafit shëndëtësor. Kjo do të thotë më shumë pajisje testuese, më shumë trajnim të nevojshëm për reanimatorët dhe të tjerët për t’i përdorur këto pajisje, ngritje të kapacitetevë të tjera qofshin këto pavijone të tjera apo çadra. Pra, ky është shpenzimi i parë dhe kryesor që ka të bëjë drejtpërdrejtë me jetën, me shëndetin.
Së dyti, shpenzimet sociale. Ne ndryshe nga shumica e vendeve të Europës kemi rreth 50% të popullsisë në kushte te varfra apo shumë te varfër, mbështetja për ta është e domosdoshme.
Së treti, ekonomia. Zinxhiri i risqeve shkon direkt tek ekonomia. Dhe sot bëhet fjale për mbi 100 mijë biznese te vogla të cilat kane dalë jashtë funksionit; nuk kanë xhiro, jane të mbyllura dhe kjo po krijon një gropë te frikshme dhe te shpejtë tek konsumi qe mund te ketë pasoja shkatërrimtare afatmesme dhe afatgjatë. Ndaj paratë duhet te dedikohen tek këto tre fusha; shëndetesia, ndihma sociale për te pamundurit dhe mbështetja për biznesin në tërësi, për sipërmarrjen në tërësi, për biznesin e vogël në veçanti, por edhe për fermerin shqiptar. Ne kemi evidentuar 260 milionë euro ne strukturën e sotëm të buxhetit të shtetit. 120 milionë euro nga 10 kontratat e koncensionarëvë të destinuara për vitin 2020, afro 40 milionë euro që fillimisht i kemi evidentuar si shpenzime operative, të tepërta të cilat nuk jane të nevojshme në këto kohë dhe afro 100 milionë të tjera të cilat janë shpenzime në zërin e investimeve publike, të cilat po kështu nuk janë të nevojshme sot. Sepse sot prioriteti është një dhe vetem një: jeta, shëndeti dhe mirëqenia e përgjithshme e shqiptarëve.

Qytetarët duhet të respektojnë me përpikmëri rregullat e shpallura. Dua të përshëndes që policia e shtetit i ka detajuar këto rregulla në mënyrë të kuptueshme për njerëzit. Edhe një herë dua ta them se kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër e medaljes është që duhen mbështetur qytetarët që janë në pamundësi dhe për këtë duhet urgjentisht të nderpritet çfo lloj shpenzimi tjetër buxhetor, çdo kloj transferte parash të taksapaguesev që nuk shkon për shëndetin, për ndihmën për më të pamundurit dhe për ndihmën ndaj ekonomisë që po godtiet nga masat e domosdoshme kundër pandemisë.” tha Basha/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb