Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sulmoi ashpër rivalin e tij politik, Edi Ramën, ndërsa e akuzon këtë të fundit se ka humbur kontrollin mbi pandeminë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Basha thekson se biznesi shqiptar kërkon një shpresë të re dhe një qeveri që i ndihmon dhe jo që iu merr vetëm taksat. Po ashtu ai premtoi se kur PD të vijë në pushtet, do të ‘shërojë’ Shqipërinë.

  • foto galeri
  • foto galeri

REAGIMI I BASHËS
Edi Rama humbi kontrollin mbi pandeminë dhe rrënoi bizneset e mëdha që punësojnë dhe prodhojnë. Ato nuk kanë marrë ndihmën e duhur nga qeveria. Kreditimi për biznesin shqiptar është shumë më i vështirë se për të ngjashmit e tyre në rajon.
Biznesi shqiptar kërkon një shpresë të re. Një qeveri që i ndihmon, jo vetëm u merr taksat. Një qeveri që kujdeset për sipërmarrjen – që mposht krizën dhe ringjall ekonominë.
Ne do të ndihmojmë biznesin dhe çdo familje shqiptare. Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë dhe do të sjellim një shpresë të re për vendin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb