Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është nisur nga selia e Partisë së Lirisë drejt shtëpisë së Sali Berishës, ku ish-kryeministri është në arrest shtëpie.

Meta ndër të tjera e cilësoi Bashën si një faqezi. Ai tha se në këtë moment po shkon në një podium e jo në një ballkon. Sipas tij, Rama është i pashpresë.

Ilir Meta: Nuk po shkoj në një ballkon, por në një podium. Ata kujtojnë se kanë izoluar Berishën, por ata e kanë ndihmuar që të jetë më afër shqiptarëve, të jetë më afër qiellit dhe më afër Zotit. Edi Rama është i pashpresë dhe ndryshimi do të vijë.

Shqiptarët kanë kuptuar shumë mirë se çfarë po ndodh. Për Bashën, dihet se shtatë herë shtatë bëjnë 42, llogaritë e Shqipërisë nuk mund t’i bëjë aq faqezi. Besoj se Bardhi është një opozitar i vërtetë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb