SHKODËR

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë vizitës në Shkodër zhvilloi një takim me studentët dhe të rinjtë e këtij qyteti, ndërsa tha se Partia Demokratike do të anulojë Ligjin e Arsimit të Lartë sapo të vijë në pushtet.

Sipas Bashës, ky ligj është burimi i të keqes dhe studentët shqiptarë po  vuajnë  pasojat e pushtetit të kryeministrit Edi Rama.

Basha i ftoi studentët të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit për të marrë sipas tij fatin e Shqipërisë në dorë.

“Të çojmë Shqipërinë drejt Evropës jo për të hequr dikë dhe për të vendosur dikë tjetër. Të merrni fatin e Shqipërisë tuaj në dorë. Në 16 shkurt t’i japim fund këtij modeli. Ne do vijmë në pushtet me zgjedhje dhe me anë të votës së qytetarëve. Sot kemi një kryeministër që çon paratë për projekte korrutpive. Të shkatërrojmë nga themeli këtë model qeverisës. Qëndron në pushtet në aleancë me krimin. Problemi për arsimin e  lartë merr zgjedhje me planin tonë”- tha Basha.

Bashkëbisedimi i Bashës me studentët dhe gjimnazistët:

Basha: Grupi Parlamentar i PD mori dje një vendim; akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë, është anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë,

Ledja Ashta, gjimnaziste: Së shpejti duhet të jem në një Universitet. Dëshiroj të studioj për punë sociale. Cili është qëndrimi që do të mbajë Partia Demokratike në lidhje me Arsimin e Lartë?

Basha: Dje kemi marrë një vendim me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Kur Ligji kaloi ne e kundërshtuam në Parlament. Ne e konsiderojmë këtë ligj, rrënjën e së keqes, që ka zaptuar universitetet, rrënjën e të keqes nga e cila po vuajnë studentët shqiptarë. Me këtë ligj korruptiv nuk bëhet gjë tjetër veçse thellohet politika e vetme e Edi Ramës, merri shumicës, jepi pakicës.

Në këtë rast vjedhja bëhet edhe më e dhimbshme, sepse tarifa për bachelor dhe master në Shqipëri, është më i larti në Europë. Cilësia është me dobëta në Europë, nga më e dobëta në botë. Jeta universitare kontrollohet nga një gruisht njerëzish për interesa politike dhe korruptive financiare. Anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë do të jetë akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë.Por kjo nuk mjafton.Ne duhet të nisim tani punën për hartimin e një ligji të arsimit të lartë, të standardeve dhe parimeve europiane.

Basha: Në këtë grup pune do të jenë deputetë që mbulojnë fushën e arsimit, përfshirë edhe pedagogë, ekspertë të fushës nga Partia Demokratike, kemi skuadrën më të mirë të ekspertëve për arsimin. Do të nisim menjëherë konsultimin me dy grupe kryesore të interesit, me studentët dhe me pedagogët.

Gjatë turit të takimeve me qytetarë të Shkodrës, kryedemokrati, Lulzim Basha i ftoi ata të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit në Tiranë.

Një grua me aftësi të kufizuara teksa u takua me shefin e Partisë Demokratike bëri thirrje për të rrëzuar kryeministrin Rama, pasi siç tha ajo nuk i dalin paratë që merr nga shteti as për ilaçe. Ajo u shpreh mes tjerash se të gjithë qytetarët duhet të ngrihen për të larguar njëherë e mirë këtë qeveri.

“Të çohemi të gjithë e të heqim atë farë. Jam kështu (në karrocë), por kisha ardhur!”, tha ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb