TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha denoncoi të dielën mungesën e investimeve në fshatin Murqin, 23 km larg Tiranës.

“Ndonëse është 23 km larg nga Tirana, askush nuk i sheh dhe dëgjon problemet e banorëve të këtij fshati. Banorët thonë se fshati përmbytet 5 herë në vit. Asnjë fadromë nuk është parë në 3 vjet për të pastruar kanalet kulluese”, shkruan kreu i PD-së në një postim në rrjetin social ‘facebook’.

Sipas tij, janë banorët e zonës ata që kërkojnë investime nga qeveria, si dhe gjetjen e tregjeve për shitjen e produkteve të tyre bujqësore. “Investime në infrastrukturë, kanalet kulluese dhe mbështetje për bujqësinë ishin kërkesat e banorëve. Situata kudo po përkeqësohet me shpejtësi, ndërsa qeveria vazhdon të marrë borxh dhe të vjedh paratë e qytetarëve”, shkruan Basha.

Kreu i selisë blu, Basha shkruan më tej se qeveria ka marrë 1.1 miliardë euro borxh dhe sot nuk kanë asnjë investim publik. “1 miliardë euro janë vjedhur vetëm gjatë vitit kaluar e qytetarët vuajnë për bukën e gojës”, citohet Basha.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: