Kryetari i PD, Lulzim Basha nga godina e Teatrit Kombëtar në Tiranë deklaroi se opozita nesër do të firmosë marrëveshje me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe ftoi qytetarët të marrin pjesë nesër në firmosjen e saj.

Kreu demokrat tha se teatri nuk do të preket në ditën e parë që opozita do të jetë në qeverisje.

“Dua, pra, që, bashkë me falenderimin për sakrificën tuaj, të kujtoj se ka edhe një të nesërme, edhe një të pasnesërme dhe beteja duhet dhe do të vazhdojë deri në fitoren e vlerave qytetare, të vlerave europiane, të ligjit mbi antiligjin, të kulturës mbi antikulturën, të qytetarisë mbi këtë regjim hajdut, antiqytetar, antipopullor dhe antikombëtar.
Duke filluar me të nesërmen, ku kërkoj nga të gjithë qytetarët e Tiranës, nga të gjithë mbështetësit e Aleancës për Teatrin dhem natyrisht, nga mbështetsit tanë, të Pd, të opozitës së bashkuar, të jemi të gjithë këtu, sepse, brenda kësaj godine do të nënshkruajmë Marrëveshjen me Aleancën për Teatrin, marrëveshjen për Teatrin Kombëtar, për kulturën kombëtare, e cila që do të bëhet realitet ditën e parë që vendi do të ketë një qeveri nga njerëzit, të njerëzve dhe për njerëzit.
Edhe njëherë, mirënjohje për qendresën tuaj. Nesër në orën 11.30 do të bëhet nënshkrimi këtu. Të jemi të gjithë bashkë këtu, të tregojmë forcën tonë, fuqinë tonë, fuqinë e qytetarëve të bashkuar për Liri, Demokraci dhe vlera europiane”, tha Basha.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb