TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sot pas raportit të DASH për pastrimin e parave. Basha deklaron se shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave është vetëm një qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramën.

“Ditën e sotme, ashtu si ditën e djeshme, kam qenë në mesin e qytetarëve të Tiranës, duke prekur nga afër dhimbjen, mjerimin, varfërinë, papunësinë, që janë trashëgimia e vetme 8-vjeçare e qeverisë më të korruptuar të Europës dhe të Ballkanit. E keni dëgjuar nga kjo sallë, nga kjo gojë dhe nga shumë prej përfaqësuesve të opozitës, prej 8 vitesh këtë konstatim. Sot e keni të zezë mbi të bardhë në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi pastrimin e parave dhe korrupsioni në botë. Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020. Shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave, të korrupsionit dhe të rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve doktaligjore qeveritare është një dhe vetëm një; qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës. Shkak për mungesën e progresit në luftën kundër pastrimit të parave ёshtё vet korrupsioni qeveritar qё ёshtё i mbjellur tashmë nё çdo qelizë tё shtetit dhe tё administratës. Kёtё ju e ndjeni nё kurrizin tuaj. Nuk ka nevojё tё kujtoj përgjimet e anti-mafies italiane qё tregoi se Shqipёria ёshtё kthyer tashmë njё parajsë edhe pёr Ndraghetёn, e cila pastron paratë e krimit tё organizuar me lejet e ndërtimit nё bashkinë e Tiranës. Raporti i Departamentit tё Shtetit thotë qartë se investimet nё pasuri tё paluajtshme dhe projektet e zhvillimit tё biznesit janë ndër metodat mё tё përhapura tё pastrimit tё tё ardhurave tё paligjshme dhe se boshllëqet ligjore nё legjislacion e 2019 ende e lejojnë kazinotë dhe vendpushimet me 5 yje dhe vendet turistike. Se afërsia e Shqipërisë me Europën Perëndimore dhe prania e krimit tё organizuar shqiptar nё Europën Perëndimore dhe Amerikën e Jugut rrisin ekspozimin dhe dobësitë e Shqipërisë nё luftën kundër krimit dhe krimit tё organizuar dhe korrupsionit. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me rrjetet që veprojnë në Europë dhe në Amerikën e Jugut. Krimet kryesore të gjenerimit të të ardhurave në Shqipëri përfshijnë trafikun e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën”, deklaroi kreu i PD.

Sipas tij, korrupsioni qeveritar është nyja që i mban të lidhura bashkë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb