Kreu i PD, Lulzim Basha ka shpërndarë postimin e ambasadores amerikane Yuri Kim pas opinionit të Komisionit të Venecias.

Basha thotë se çdo vonesë në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vonon daljen nga kriza dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptaërt.

Lider demokrat thekson se funksionimi i Kushtetueses plotëson 2 nga 15 kushtet për negociatat dhe rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore.

Në fakt, Yuri Kim bëri të qartë se kuorimi i Gjykatës Kushtetuese mund të plotësohet brenda këtij viti dhe i ka bërë thirrje palëve të ulen në dialog dhe të mundësojnë ngritjen e Gjykatës duke u bazuar tek rekomandimet që i dha Komisioni i Venecias.

Në këtë rast palë janë Presidenti dhe Kuvendi që u përplasën prej dhjetorit të 2019 për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë nga java që vjen Meta ka ftuar Ruçin në një takim për të filluar zbatimin e rekomandimeve. Ngritja dhe funksionimi i Gjykatës Kushetuese përbën 2 kushte nga BE për çeljen e negociatave në proces.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb