Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje të rinjve shkodranë që të bashkohen me opozitën për të sjellë ndryshimin.

Basha i ka thënë të rinjve në takim që të shkojnë derë më derë tek të lëkundurit, të pavendosurit dhe votuesit për herë të parë që t’ju thonë se rrugë tjetër përveç votës nuk ka.

Ai kërkon që qytetarët më 25 prill të votojnë masivisht, dhe shprehet i bindur se Shkodra do i prijë ndryshimit.

PJESË NGA FJALA E LULZIM BASHËS
Ndaj ju kërkoj të bëheni edhe ju pjesë e forcave të gjalla që shkoni derë më derë e në veçanti tek ata që janë të lëkundur, të pavendosur, votues për herë të parë, njerëz që e kanë humbur besimin tek politika e t’ju shpjegoni, nuk ka rrugë tjetër për ndryshim. Përveçse votës me 25 prill dhe pastaj përmes votës dhe votimit, për të insistuar që politika të bëhet më e mirë dhe t’ju shërbejë njerëzve. Nuk ka rrugë tjetër, përndryshe në qoftë se mbetemi këtu ku jemi e dimë çfarë ka ndodhur këto tetë vite, keq e më keq do shkojë. E vetmja rrugë për ta ndryshuar është të dalim të votojmë masivisht dhe unë e di që Shkodra do ti prijë kësaj, po prapë se prapë asnjë vajzë, asnjë djalë i ri, asnjë zonjë, asnjë burrë, nuk dua të mbetet pa votuar. Ndaj për këtë kërkoj ndihmën tuaj dhe ju jap fjalën se do angazhohem me mish e me shpirt, që çdo angazhim që kam marrë përpara shqiptarëve edhe sot para jush, ta bëj realitet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb