ELBASAN- Gjatë një bashkëbisedimi dje me rinjtë në Elbasan, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rrëfyer kohën kur ishte student në Holandë dhe gatuante në dhomë. Basha tha se ai ishte një guzhunier i mirë dhe gatuante ushqime nga më të ndryshmet duke përfshirë spageti e rizoto, kurse shoku i tij i dhomës, ish- deputeti Eris Hoxha nuk dinte të skuqte dy vezë.

“Edhe unë kur kam qenë student gatuaja dhe s’kam qenë i keq, spageti, peperoncini, add sugar, melanzane, i kam qarë, edhe orizi me brokoli dhe me pulë. Gjëra të tilla. Nuk është për tu tallur se shoku im i dhomës Eris Hoxha nuk dinte me skuq dy vezë. Dy vezë nuk dinte me skuq. Si? Ah t’i s’di me i zi?! Ky s’dinte me i skuq. Ia nxora të palarat Eris Hoxhës. E njihni Erisin apo jo?! Nuk është kjo arsyeja përse nuk është në listën e deputetëve sigurisht, di të bëjë gjëra shumë më të mira. Ndoshta ka mësuar edhe me skuq vezët”- tha Basha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb