Carlos Bilardo, ish-trajneri i madh i Argjentinës që arriti suksesin historik në vitin 1986 duke fituar botërorin për vendin e tij nuk e di që Maradona ka vdekur.

Në moshën 82-vjeçare, Bilardo ka një shëndet të dobët teksa për të Maradona ishte thuajse djali i tij.

Vëllai i ish-trajnerit Bilardo tregon se s’mund t’ia thotë që Diega ka vdekur pasi kishin një marrëdhënie ”babë e bir”.

Ai shton se infermieret që i qëndrojnë pranë në shtëpinë e tij në Buenos Aires kur në televizor mund të shfaqen lajme për Maradonën atëhere e fikin me justifikimin se u këput kablli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb