Një rrëfim tronditës vjen sot në emisionin “Me zemër të hapur” nga Evis Ahmeti në News24. Bëhet fjalë për Valbona Hysenin, e cila u rrëzua dje nga ballkoni pikërisht nga bashkëjetuesi i saj, pasi e kishte dhunuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kamëz dje. Në një rrëfim ekskluziv për gazetaren Anila Ahmataj në emisionin ‘Me zemër të hapur’, gruaja e cila dergjej në një shtrat spitali dhe rënkonte vazhdimisht, tregoi se partneri i saj e kishte kërcënuar që mos të tregonte për ngjarjen.

Për ngjarjen në fjalë akuzohet Dilaver Idrizi.

“Mos trego, thuaj jam varur te telat e ballkonit, dhe më ra tensioni. S’më linte, aty rrite te koka. Thoshte; mos ju trego njerëzve, se do të vras. S’më linte t’i tregoja askujt. Tani e mësuan. Kërcënoi vëllain tim. I thash mos më kërcëno vëllain. Aty nisi, i thash që do të denoncoj, s’duroj dot më. Reagoi dhe tha; ja tregove njerëzve të tu?! Mirë bërë, se do të gjejnë burrë tjetër. Dilaveri më ka dhunuar 15 vite rresht”, tha gruaja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb