Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka vlerësuar marrëveshjen mes Universitetit Luarasi dhe London School of Economics (LSE), duke theksuar se kjo iniciativë do të sjellë përfitime të mëdha për ekonominë dhe sektorin privat.

Gjatë eventit, Sejko u shpreh se ky bashkëpunim do të ofrojë studentëve mundësinë për të marrë njohuri të thelluara dhe për të zhvilluar aftësi të avancuara që do të ndikojnë pozitivisht në bizneset dhe institucionet shqiptare. Ai theksoi rëndësinë e marrëveshjeve të tilla për zhvillimin e edukimit dhe përgatitjen e profesionistëve të kualifikuar.

Guvernatori Gent Sejko: London Shool of Economist është një universitet tepër prestigjoz. Kjo marrëveshje kërkon vëmendje të madhe nga prindërit dhe studentët. Frytet e marrëveshjes do i ndjejë dhe ekonomia. Bizneset dhe institucionet do të përfitojnë studentë, që kanë marrë njohuri të avancuara. Marrëveshje të tilla janë tepër të domosdoshme për studentët. Kjo diplomë e dyfishtë është shumë e rëndësishme për studentët, ka të bëjë tepër me njohuritë dhe vetëzhvillimin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb