James Abdey, Drejtori Akademik i Asociuar i “London School of Economics” (LSE), ka shprehur mirënjohjen e tij për Universitetin Luarasi gjatë një ngjarje speciale në Tiranë, ku shpalli programin e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Ky është një vit i veçantë për LSE, pasi kjo shkollë prestigjioze feston 130 vjetorin e themelimit të saj.

Në fjalën e tij, Abdey theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke e cilësuar atë një mundësi të shkëlqyer për studentët shqiptarë për të pasur qasje në një kurrikulum ndërkombëtar dhe për të zhvilluar aftësitë e nevojshme për tregun e punës. Ai gjithashtu falënderoi presidenten e Universitetit Luarasi, Fabjola Musabelliu, dhe drejtorët e tjerë të universitetit për angazhimin dhe përkushtimin në këtë bashkëpunim.

Abdey shtoi se studentët që do të ndjekin programet e LSE në Universitetin Luarasi do të mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke sjellë njohuri dhe aftësi të rëndësishme për tregun global të punës. Për më tepër, ai ftoi studentët të merrnin pjesë në shkollën e verës në LSE, e cila do të ofrojë mundësi të shkëlqyera për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre profesionale. Ky program i bashkëpunimit ka për qëllim të ofrojë një mundësi unike për studentët shqiptarë për të pasur një diplomë të LSE dhe për të zhvilluar karriera të suksesshme në fushat e financës dhe analizës së biznesit, duke u bërë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të njohur.

James Abdey, Drejtori Akademik i Asociuar i “London School of Economics: Ky është një vit fantastsik për LSE, duke qenë se këtë vit LSE bën 130 vite dhe Gëzuar ditëlindjen LSE. Është kënaqësi tepër e madhe të jem në Tiranë dhe të shpall programin e bashkëpunimit me Universitetin Luarasin. LSE ka punuar fort për të pasur këtë emër, në financë, në analitikën e biznesit, për të qenë me hapin e kohës. Në emër të LSE, mirënjohje për drejtuesit e Luarasit. Mirënjohje për presidenten e Universitetit Luarasi, Fabjola Musabelliu, rektorit Et’hem Ruka, zv rektores. Ne duam që studentët në Shqipëri të marrin programet e LSE, që ata të jenë tepër të aftë në tregun e punës. Kurrikula e LSE do të jetë edhe këtu në Universitetin Luarasi. Është program me kohë të plotë, mezi presim që të bashkëpunojmë me Universitetin Luarasi. Ne do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik edhe të Shqipërisë, pasi studentët tanë do punojnë për ekonominë e këtij vendi fantastik. Ne do ju presim edhe në Londër, në shkollën e verës në LSE.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: