Deputeti i PS Erion Braçe është paraqitur mëngjesin e sotëm në GJKKO, për një çështje gjyqësore që lidhet me akuzën për shpifje.

Braçe mbërriti në ambientet e gjykatës në pritje të nisjes së seancës, ku u shfaq i qetë dhe i buzëqeshur përpara mediave.

Seanca pritet të trajtojë detajet e çështjes, ndërsa ende nuk janë bërë publike më shumë informacione mbi rrethanat konkrete të padisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb