LONDER-Bashkëshortja e djalit të një oligarku rus, e cila ka në pronësi shtëpinë private më të madhe në Londër, pretendon se është shumë e bukur për të punuar. Valeria Guryeva është bashkëshortja e Andrey Guryev Jr, djali i një miliarderi 57- vjeçar. Valeria ka studiuar në Kolegjin e Modës në Londër.
Biondja ruse ka shkruar në profiling e saj në Instagram se ajo është shumë e bukur për të punuar. Bashkëshorti i saj është shefi ekzekutivë i Phosagro, një prodhues global fertilizuesish. Vjehrra e saj, Evgenia, fiton në një vit më shumë se dhjetë gratë më të pasura të Kremlinit së bashku.
Ajo ka një flotë të tërë me makina luksoze, përfshi dy Rolls Royce që i përkisnin dikur Elton John. Andrey Guryev ka një pasuri prej 2.6 miliardë sterlina. Shtëpia e tyre pritet të bëhet më e shtrenjta në Londër, pasi është banesa më e madhe pas Buckingham Palace.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb