TIRANË

Teatri Kombëtar fton komunitetin artistik dhe publikun t’i bashkohen një kauze humanitare.

Sipas mesazhit të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook” të Teatrit Kombëtar, bëhet fjalë për bashkëshorten e mjeshtrit të skenës Tomor Veliterna, e cila vuan nga një sëmundje shumë e rëndë dhe mjekët i kanë rekomanduar një trajtim në një klinikë private në Gjermani që kushton 26 mijë euro.

Teatri Kombëtar bën apel për ta ndihmuar duke kontribuuar sipas mundësive.

“Bashkëshortja e një prej punonjësve më të vjetër dhe më shembullorë që ka teatri, Tomor Veliterna ka dy vjet që lufton me një sëmundje shumë të rëndë. Gjendja ka ardhur duke u rënduar dhe mjekët i rekomandojnë një trajtim në një klinikë private në Gjermani, me vlerën 26.000 euro. Tomi e ka të pamundur ta përballojë i vetëm këtë shumë kaq të madhe, ndaj ka nevojë për kontributin e secilit prej nesh.
Tomi ka 40 vjet që punon si Mjeshtër skene pranë Teatrit Kombëtar dhe është një nga heronjtë e heshtur të prapavijës. Ai prej vitesh ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e dekoreve të Teatrit Kombëtar. Tomi nuk është vetëm një mjeshtër i vërtetë në punën e tij por gjithashtu një person i dashur nga kolegët dhe nga artistët e të gjitha brezave.
Tani që ai ndodhet në një moment kaq të vështirë, ju ftojmë ta ndihmojmë ta kalojë këtë sprovë, duke kontribuar me një shumë monetare (sa te keni mundësi) në llogarinë e tij personale: AL74202111780000002900029773 Raiffeisen Bank Shqipëri”, apelon Teatri Kombëtar.

Tk
Tk

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb