Vanda Nara përmes profilit të saj të “Twitter” ka siguruar gjithë tifozët zikaltër lidhur me të ardhmen e Ikardit; shumë qartë, me dy fjalë: “Relaksohuni… qëndron”, si përgjigje ndaj një fansi që në mënyrë të ekzagjeruar shkruante “nëse Mauro nuk qëndron, do vetëvritem dhe do më kesh në ndërgjegje”.

Replika e djeshme në rrjetin social ndaj tifozit “vetëvrasës” (qoftë për inerci apo e vërtetë) ndoshta do ketë qetësuar disi ujërat, por ka treguar edhe forcën e bomberit: “Tek Interi, nëse dëshiron, mund të largojë apo të sjellë persona duke ngritur vetëm një gisht”, u shpreh për “Metro”.

PËRFAQËSUESJA
Bashkëshortja-menaxhere e kapitenit të zikaltërve ka vijuar: “Dëshironte të ishte pjesë e Argjentinës për meritat e tij. I ka të gjitha: moshë dhe rendiment. U takua me Sampaolin disa herë dhe i tha çfarë mendonte: ‘e di që nuk ke nevojë për mua, por kur të të duhem unë do jem gjithmonë’. E dinte që do ishte e vështirë, megjithatë shpresoi deri në momentin e fundit. Ajo që ndodhi ishte padrejtësi, meritonte të ishte”. Vanda Nara, gjithsesi, shikon drejt së ardhmes: “Jam e qetë sepse e di që së shpejti do jetë ai numri 9 i përfaqësueses. Mauro gjithashtu është i qetë sepse di që do vijë momenti i tij”.
Wanda-Nara-12
LAUTARO, NESËR VIZITAT
Ndërkaq, Lautaro Martinez, bomberi i ardhshëm i zikaltërve, dje është rikthyer në Buenos Aires nga ku do nisë udhëtimin për në Milano. Mbërritja në Itali pritet sot, ndërsa nesër do jetë dita e vizitave mjekësore, të cilave u janë nënshtruar zikaltrit e ardhshëm Azamoah e De Vraj: këta të fundit ishin në skadencë me klubet respektive dhe kontratat u janë depozituar në Ligë, ndërsa ajo e Martinezit (që i kushtoi Interit 22 milionë plus bonuse) do dorëzohet vetëm më 1 korrik, në mënyrë që kostoja të peshojë në bilancin e ardhshëm.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/bashkeshortja-tregon-forcen-e-kapitenit-tek-interi-vendos-ikardi-me-nje-levizje-gishti/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: