Teksa shumë prej qytetarëve i janë drejtuar bregdetit për pushime, Bashkia e Tiranës vijon punën për përmirësimin e infrastrukturës në qytet. Së fundmi, punëtorët e qytetit kanë nisur vendosjen e stolave të rinj për banorët në zonën e Kopshtit Botanik.

Lajmin e mirë e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj teksa ka postuar fotot nga puna që po bëhet në këtë zonë tepër të populluar të kryeqytetit.

“Stola të rinj të montuar me kujdes dhe shumë dashuri nga ekipi i Punëtorëve të Qytetit , për banorët e Kopshtit Botanik”, shkruan Veliaj.
Paralelisht vijon puna dhe për rehabilitimin e infrastrukturës arsimore dhe asaj rrugore.

1097691b Bf97 4ea0 B882 7c3458fd9e35
1097691b Bf97 4ea0 B882 7c3458fd9e35
Fc31c0da Ade7 495b 9f5d Dd0e4659d7aa
Fc31c0da Ade7 495b 9f5d Dd0e4659d7aa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb