Deputeti i Partisë së Lirisë Perit Vasili, ka deklaruar se bashkitë e vendit të drejtuar nga kryetarë të Partisë Socialiste, kanë të ardhura mjaftueshëm për të paguar miliona për inceneratorët, por nuk kanë para për të paguar borxhet, duke përmendur rastin e energjisë elektrike të papaguar nga ujësjellësit në disa bashki.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili i quajti bashkitë e drejtuar nga kryetarë të PS, si Bordero patronazhistësh, ndërsa shtoi se bashkitë e Ramës kane borxh plot 184 milion euro për energjinë elektrike të papaguar nga ujësjellsat.

Postimi i plotë:

Bashkite e Edi Rames paguajne Inceneratoret, por s’paguajne 184 milion euro energji te ujesjellsave!

Bashkite e Edi Rames i kane borxh plot 184 milion euro per energjine elektrike te papaguar nga ujesjellsat.

Durresi,Kavaja, Vlora,Kruja, Kurbini dhe Patosi kane borxh rreth 100 milion euro.

Bashkite e Edi Rames vjedhin qytetaret perdite duke rritur taksat e pastrimit, si Durresi qe e trefishoi taksen e pastrimit qe te paguajne Inceneratoret.

Para’ per Inceneratoret ka qeveria e Edi Rames ndersa per te paguar energjine elektrike per ujesjellsat sherbimin me jetik per qytetaret nuk kane.

Kjo vjedhje me permasa te tilla e Qeverise se Edi Rames falimentoi dhe Bashkite nga ana financiare dhe u perdor si shkak edhe qe qeveria te rrembente te gjithe ujesjellsat ne grushtin e saj.

Bashkite perfundimisht jane vetem Bordero Patronazhistesh dhe asgje tjeter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb