BRITANI E MADHE

Basi ‘Yamaha BB-1200 “Wings” e Paul McCartney është më i shtrenjti në histori. Instrumenti i famshëm është shitur në ankand për bamirësi për shumën marramendëse 496.100 dollarë.

Shumë kjo që ia kalon dhe kitarës së Bill Wyman, basistit të Rolling Stones e cila u shit për 348 mijë dollarë.

Eventi u organizua nga kitaristi i U2 “Edge” dhe producentit, Bob Ezrin, qëllimi i të cilit është të mbledhin fonde për muzikantë te Golfit të Jugut të cilët janë qenë në vështirësi për shkak të pandemisë së Covid-19.

Në këtë ankand i shitën dhe disa instrumente të U2, Elton John, Pearl Jam, Rush, Tom Morello, Bruce Springsteen, Green Day, Radiohead dhe shumë të tjerë. Në total u mblodhën rreth 2 milionë dollarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: