Ushtria izraelite ka vrarë rreth 90 militantë, ndërsa arrestoi 160 persona, gjatë bastisjes në spitalin al-Shifa të Gazës. Al Shifa, është spitali më i madh në Rripin e Gazës. “Gjatë ditës së djeshme, trupat neutralizuan terroristët dhe gjetën armë në zonën e spitalit”, tha ushtria në një deklaratë.

Bastisja izraelite në spital filloi në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ushtria tha se kishte dërguar forca speciale atje, të mbështetura nga këmbësoria dhe tanket, bazuar në inteligjencën se spitali po përdorej përsëri nga persona të armatosur.

Nëntorin e kaluar, Izraeli u kritikua rëndë kur trupat sulmuan për herë të parë spitalin, ku zbuluan tunele që ata pretendonin se po përdoreshin nga Hamasi si qendra komandimi dhe kontrolli. Hamasi dhe stafi mjekësor kanë mohuar se spitali është përdorur për qëllime ushtarake ose për të strehuar luftëtarët e grupit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb