TIRANË

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko ka mbajtur një qëndrim të ashpër për analistin Baton Haxhiu sot në “Real Story” në News24 kur u pyet për një lloj goditje të PS nga komentatorët dhe portalet pranë qeverisë.

 

Majko tha se atij ia ka parë hajrin Kosova dhe nuk besoj se do ketë ndonjë hajër këtu duke nxitur historira të çuditshme. Madje ai risolli në kujtesë një histori me të ndjerin Moikom Zeqo, i cili ishte indinjuar në një konferencë, pasi një intelektual nga Kosova kishte pirë dhe shante serbisht.

“Batonit ia ka parë hajrin Kosova dhe nuk besoj se do bëjë ndonjë hajër këtu duke nxitur historira të çuditshme. Historitë e PS janë shumë të ndryshme nga të zotit Haxhiu. Kur dëgjoj këta tipa më kujtohet një histori me mikun tim Moikom Zeqo, kemi qenë të ftuar në një konferencë ndërkombëtare. Pas natës së 2 a të 3 më troket Moikomi në derë, më thotë se kam parë një gjë të tmerrshme. Ajo që kishte ndodhur ishte se një nga intelektualët nga Kosova kishte pirë pak më shumë se sa duhet dhe kishte nisur të shante në serbisht, por zakonisht kur shan, shan në gjuhën e nënës”, tha Majko.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb