Bayern është në garë për të fituar të gjitha trofetë në këtë sezon. Trajneri i bavarezëve, Kompany ka bërë thirrje për qetësi në këtë pikë të sezonit, duke ulur entuziazmin.

Ai kërkon që ekipi të japë maksimumin, edhe nëse fiton titullin kampion që tani.

“Festa e titullit është një argument që më intereson pak tani.  Ne jemi në një pikë të sezonit ku mund të jetojmë fare mirë edhe pa festuar për titullin. Sa tituj dhe si do t’i festojmë vendoset tani”, tha tekniku 39-vjeçar.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb