Bayerni i Mynihut është ndalur pas 10 ndeshjesh në një barazim 1-1 në ”Allianz Arena”. Në të gjitha kompeticionet, bavarezët nuk kishin humbur pikë prej disfatës së hidhur të 27 shtatorit në Hoffenhaim me rezultatin 4-1.

Madje kampionët e Gjermanisë dhe Europës nuk kishin barazuar prej 9 shkurtit ndaj Leipzig, por duket se surpriza e ka emrin Werder Bremen.

Ekipi verior i Gjermanisë ku luan dhe sulmuesi i talentuar kosovar, Milot Rashica kaloi e para në avantazh me golin e Maximilian Eggestein.

Në pjesën e dytë Koman barazoi shifrat, por Bayern ishte shumë afër humbjes dhe ndoshta do dilte edhe pa pikë fare nga kjo sfidë nëse nuk do ishte për pritjes spektakolare të Neuer.

Gjithsesi Bayerni i Mynihut mbetet në vendin e parë me 19 pikë, por pas ka kërcënimin e Bayer Leverkusen me 18 pikë dhe Leipzig e Dortmund me nga 16 e 15 pikë, por me nga një ndeshje më pak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb