Gjiganti botëror i lajmeve “BBC” ka shkruar për vendimin e Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “BBC” citon kreun e Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili e cilësoi të gabuar vendimin për të bllokuar negociatat me dy vendet ballkanike.

“Një pjesë e vogël e vendeve anëtare të BE, të udhëhequr nga Franca, vunë veton ndaj hapjes së negociatave me dy vendet e Ballkanit”, shkruan “BBC”.

Më tej, media ndërkombëtare citon sërish Donald Tusk, i cili tha dje gjatë konferencës për shtyp, pas vendimit të KE, se “disa anëtarë nuk janë të gatshëm për të lejuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të bëhen anëtare të BE”.

“Kjo është arsyeja pse ne nuk kemi arritur të marrim një vendim pozitiv. Personalisht mendoj se ishte një gabim”, deklaroi Tusk.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb