Nga: Mira Bregu, OKB, Gjeneve

Delegacioni i Përhershëm i BE-së në Zyrën e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë, njoftoi se BE jep € 115 milionë mbështetje emergjente për përmirësimin e kushteve të refugjatëve në Greqi.

Komisioneri për Ndihma Humanitare dhe Menaxhimit të Krizave -Christos Stylianides në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut, njoftoi për € 115 milionë fonde shtesë nën Instrumentin e Mbështetjes Emergjente të BE-së

Sot, Komisioni Evropian ka rritur fondet e saj për të përmirësuar kushtet e jetesës për refugjatët, migrantët dhe azilkërkuesit në Greqi, me € 115 milionë financim të ri për organizatat humanitare që veprojnë në vend. Ajo sjell financimin e përgjithshëm nën Instrumentin e Mbështetjes Emergjente në € 198 milionë euro.

“Komisioni Evropian vazhdon të solidarizohet për të menaxhuar më mirë krizën e refugjatëve, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë greke. Financimi i ri ka për qëllim kryesor të përmirësoj kushtet për refugjatët në Greqi, dhe të bëjë një ndryshim në prag të dimrit të ardhshëm. Nëpërmjet partnerëve tanë humanitare. së bashku, ne do të vazhdojmë punën derisa të arrijmë objektivin tonë “, tha Komisioneri për Ndihmë Humanitare dhe Menaxhimit të Krizave -Kristos Stylianides së bashku me Ministrin Plotësues/ Alternativ të Greqisë për Migrimin-Ioannis Mouzalas.

Financimi shtesë do të fokusohet në katër prioritete:

A) Përmirësimi i strehëzave ekzistuese dhe ndërtimi i atyre të reja në objektet e kampit përpara dimrit të ardhshëm. Në të njëjtën kohë përmirësimin e kushteve sanitare dhe sigurimin e infrastrukturës, të tjera të tilla si ngrohje.

B) Dorëzimi i ndihmës së drejtpërdrejtë për refugjatët nëpërmjet skemave të hollat/ kupon. Kjo do të ndihmojë refugjatët për të mbuluar nevojat bazë të familjeve të tyre, të tilla si ushqim, në mënyrë dinjitoze dhe në të njëjtën kohë duke mbështetur ekonominë lokale.

C) Aktivizimin e fëmijëve refugjatë për tu arsimuar.

D) Ndihmë të miturit e pashoqëruar që janë veçanërisht të pambrojtur dhe kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje të veçantë.

Kjo mbështetje e re emergjente e Komisionit Europian vjen pas € 83 milion që ka dhënë tashmë në fillim të këtij viti Organizatave Ndërkombëtare dhe OJQ-ve për të përballuar nevojat më të ngutshme humanitare në Greqi, duke përfshirë strehim, kujdes shëndetësor parësor, mbështetje psiko-sociale, përmirësimin e kushteve higjienike, arsimin joformal si dhe hapësira të sigurta për fëmijët dhe gratë.

Bashkimi Evropian është duke arritur mbështetjen e Greqisë në mbi 1 miliard € për trajtimin e sfidave aktuale të migracionit.

Për më tepër:
Në rrethana urgjente dhe të jashtëzakonshme të tilla si rritja e fluksit të refugjatëve në Evropë, Komisioni Evropian mund të financojë ndihma humanitare për njerëzit në nevojë brenda territorit të BE-së përmes Instrumentit për Mbështetjen e Emergjencës. Deri në vitin 2018 nga fondet e BE-se do të jenë në dispozicion deri 700 milion € përmes organizatave partnere, të tilla si agjencitë e OKB-së, Kryqit të Kuq dhe organizatave joqeveritare.

Mbështetja humanitare e Komisionit plotëson instrumente të tjera financiare mbështetëse të BE-së të cilat tashmë kanë siguruar burime të konsiderueshme financiare për ndihmë në Greqi si Fondi i Integrimit të Azilit dhe Migracionit (AMIF), Fondi i Sigurimit të Brendshëm (ISF), Fondi Evropian për Më të Privuarit-Prekurit (FEAD ) dhe Programi i Shëndetit të BE-së. Ajo është gjithashtu plotësuese për ofertat vullnetare për ndihmë materiale nga shtetet pjesëmarrëse në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.
(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: