Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, dha një mesazh për procesin e integrimit, gjatë lidhjes me “Skype” në takimin “Ballkani i Hapur” të kryeministrit Edi Rama, kryeministrit Zoran Zaev dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç.

Mes të tjerash, komisioneri Varheyli deklaroi se e kupton dëshpërimin e kryeministrit maqedonas, ndërsa shtoi se BE duhet ta marrë shumë seriozisht këtë proces, pasi ka ardhur koha që të ndodhë Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“E kuptoj dëshpërimin e Zaev, por mos harroni që ne kemi bërë progres në procesin e zgjerimit, kemi hapur kapituj me Serbinë. Megjithatë nuk e fsheh keqardhjen time që ende nuk e kemi mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe duhet t’i mbajmë shumë shpejt. Kemi një angazhim nga ana e BE, që kjo gjë të ndodhë. Duhet marrë shumë seriozisht dhe ka ardhur koha që kjo të ndodhë, e t’i sjellin në tryezë të gjitha marrëveshjet”, u shpreh Varheyli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb