Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka sqaruar se qëllimi i takimit me liderin serb, ka qenë bisedimi për një takim të radhës në Bruksel të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut me Prishtinën.

“Sot në Beograd pata një diskutim me presidentin Aleksandar Vuçiç, për çështjet aktualisht në agjendë dhe për rrugën para në dialog, përfshirë takimin e radhës të nivelit më të lartë”, ka shkruar Lajçak.

Kujtojmë se sot dhe nesër, në Bruksel po vijojnë takimet mes delegacioneve të Kosovës e Serbisë, ne lidhje me reciprocitetin e targave dhe çështjen e të pagjeturve të luftës.

Nesër pritet një takim i kryenegociatorëve të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb