BE përditësoi listën e sanksioneve për Sirinë me 25 individë të rinj dhe tetë entitete, duke përfshirë anëtarët e familjes së kreut të regjimit sirian Bashar al-Assad dhe ata që janë përgjegjës për trafikun e drogës.

Ministrat e jashtëm të BE-së miratuan shtimin e 25 individëve dhe tetë subjekteve në “kornizën e masave kufizuese të BE -së në funksion të situatës në Siri”, tha në një deklaratë Këshilli i Bashkimit Evropian.

Shumica e hyrjeve të reja janë përgjegjëse për prodhimin dhe trafikimin e drogës Captagon me bazë amfetaminën.

Sipas vendimit, tregtia e narkotikëve ka krijuar një “model biznesi të udhëhequr nga regjimi, duke pasuruar rrethin e brendshëm të regjimit dhe duke i siguruar atij të ardhura që kontribuojnë në aftësinë e tij për të mbajtur politikat e tij të represionit kundër popullsisë civile”.

Me përditësimin, blloku ka aplikuar sanksione të ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të udhëtimit për 322 persona dhe ndalon shërbimet financiare për 82 subjekte të tjera.

Që nga viti 2011, konflikti sirian mori mbi 400,000 jetë, ndërsa 6.6 milionë sirianë u larguan nga vendi dhe 6.8 milionë të tjerë jetojnë si të zhvendosur brenda vendit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb